Tempora - Iljazaj: BE shans të fundit Shqipërisë, qeveria të ketë kujdes

2019-09-26 0

#rtvora
Gazetari Ervis Iljazaj u shpreh se Bashkimi Evropian i ka dhënë një shans të fundit Shqipërisë dhe për këtë qeveria duhet të ketë kujdes.

Deklaratën Iljazaj e bëri i ftuar në emisionin ?Tempora? në RTV Ora.

Ervis Iljazaj: BE dhe Gjermania është gjendur në dilemë më Ballkanin Perëndimor, sidomos me Shqipërinë në dilemën e pamundësisë për të integruar dhe pamundësisë që ka Ballkani Perëndimor në kuptimin gjeopolitik për BE. Duke parë këto kushte, gjë që mund të thuhet të ndërtosh shtetin nga e para unë dal në konkluzionin që është një vendim gjeopolitik dhe si i tillë është shansi i fundit që i jepet Shqipërisë.

BE ka një strategji gjeopolitike me Ballkanin, por në fund të fundit kriteret e Kopenhagenit për tu anëtarësuar në BE janë individuale, nuk janë kolektive. BE mund të vazhdojë edhe disa kohë që t'i trajtojë bashkë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, apo vende të tjera, por do të vijë momenti nëse nuk do bëjmë atë që duhet do thonë shikoni se kriteret e Kopenhagenit janë individuale, nuk kemi pse të penalizojmë më vende të tjera nëse një vend tjetër nuk e meriton.

Unë kam përshtypjen se është i njëjti kusht , për ndërtimin e organeve të reja të reformës në drejtësi, madje dhe zgjidhja politike që thonë kushtet, pra që kërkohet zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja politike e dhënë nga parlamenti gjerman kam përshtypjen që do të jepet nga organet e reja të drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/iljazaj-be-shans-te-fundit-shqiperise-kriteret-e-brukselit-individuale-qeveria-te-kete-kujdes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz