#rtvora
Kontrollet fitosanitare të prodhimeve bujqësore me Maqedoninë pritet të eliminohen brenda vitit. Marrëveshja është diskutuar nga ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi me homologun maqedonas. Ministri i Bujqësisë theksoi se prodhimet bujqësore shqiptare po eksportohen edhe në vendet e BE dhe nuk ka pasur asnjë problematikë.
Shqipëria dhe Maqedonia kanë rënë dakord që të heqin kontrollet e eksporteve bujqësore në kufi. Kjo është vendosur në takimin që pati ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, me homologun nga Maqedonia e Veriut, Trajan Dimkovski, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ministri Çuçi u shpreh se pritja në kufi për analizat ka dëmtuar prodhimet shqiptare
Çuçi: Ka ardhur koha që edhe këtë 20% ta rishikojmë sepse sigurisht që kjo gjë krijon problem për produktet bujqësore që kanë një vecori që janë të freskëta dhe koha e gjatë e pritjes në kufi për marrjen e përgjigjeve të analizave bën që ato të prishen.
Më tej ministri Çuçi i shtroi homologut të tij maqedonas edhe problemin e eksportit të qumështit si dhe eksportin e kafshëve të gjalla drejt Maqedonisë së Veriut
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tregtia-shqiperimaqedoni-kontrollet-e-eksporteve-bujqesore-ne-kufi-do-hiqen-brenda-vitit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz