Këtë të enjte, deputetët nuk iu drejtuan Kuvendit të Shqipërisë. Madje gjatë javës nuk u zhvilluan as komisione parlamentare.
Sipas rregullores së re të Kuvendit e miratuar sesionin e kaluar, pas 3 javëve në Kuvend, ligjvënësit 1 javë duhet t?ia dedikojnë zgjedhësve për të dëgjuar dhe marrë çdo shqetësim të tyre. Më pas Kuvendi do të zhvillojë një seancë plenare e cila do u dedikohet vetëm problemeve të evidentuara nga deputetët të cilët i kanë marrë nga zonat ku janë zgjedhur.