Veliaj: Lejet mjedisore të jepen nga pushteti vendor
Tërmeti i 21 Shtatorit dëmtoi 1200 banesa në kryeqytet, të cilat do të rindërtohen dhe do të ketë dëmshpërblime nga Bashkia e Tiranës. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, Kryebashkiaku Veliaj u ndal tek qëndrimi i opozitës në kohën kur të gjithë ishin në alarm për pasojat e këtij tërmeti.
?S?ka mundësi që një pjesë të jetë në terren ose duke u mbledhur të marrë vendime si akti normativ që do kalojë kryeministri dhe Qeveria për lejet e ndërtimit të atyre që u prekën nga tërmeti; dhe ke një pjesë tjetër të Shqipërisë, që çohet e ulet nga tavolina, duke thënë: ?Ku është pushteti im, ku është mandati im, ku janë ministritë e mia?.
Kryebashkiaku ngriti sërish shqetësimin e lejeve mjedisore, të cilat kërkoi të jenë kompetencë e bashkive dhe jo më e qeverisë.
?Qeveria nuk ka pse të japë leje mjedisore për furrën e bukës në katin e parë sepse ajo furra e bukës, që ka marrë leje mjedisore, i ka futur edhe një të prishur kolonës së pallatit dhe hajde kape kur të thotë kam leje mjedisore. Jam 100% dakord me kryeministrin për këto inspektoratet mjedisore që duhen shkrirë. Nuk funksionon kjo histori, kjo rrumpallë duhet të marrë fund. Tani nuk kemi as alibi, se më parë thoshim e ka një aleat në ministri, çfarë t?i bëjmë, se ne e kemi qeverinë kështu, sepse na duhen votat. Po tani? Gjithë kryetarët e Bashkisë dhe qeverinë ne, dhe për një gjë që e do kryeministri, ministri, kryetarët e bashkive, kush është Shvejku që bllokon??.
Veliaj bëri me dije se zjarrfikësit që kanë qëndruar në gatishmëri përgjatë tre ditëve nga rënia e tërmetit do të shpërblehen.
Tv Klan