Dritehijet e karrieres se Jacques Chirac

2019-09-26 2

Ish-presidenti u shua në moshën 86-vjeçare

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare, ish-Presidenti francez Jacques Chirac. Politikani konservator me një karrierë të gjatë në jetën politike franceze u shua në shtëpinë e tij në Paris.

Prej 2014-s ai nuk është shfaqur publikisht, pasi sipas të afërmve vuante nga mungesa e memories. Që pas infarktit që pësoi 14 vite më parë, ai ka vuajtur shpesh edhe nga infeksionet e vazhdueshme në mushkëri.


Lajmi për vdekjen e Chirac i erdhi kryeparlamentarit francez në mes të seancës së kësaj të enjteje, ndaj dhe vendosi menjëherë mbajtjen e një minute zi në nderim të tij.

Për 18 vjet, duke nisur nga 1977, ai ka qenë Kryebashkiak i Parisit, më pas edhe Kryeministër i Francës. Chirac u dënua me dy vite burg në 2011-n, por që nuk i bëri kurrë për shkak të problemeve me shëndetin. Ai u akuzua për kanalizimin e parave publike te miqtë e tij.


Chirac është presidenti i dytë më jetëgjatë i Francës së pas Luftës së Dytë Botërore, që ka drejtuar vendin për 2 mandate të plota, pas Fransua Miteranit, nga 1995 deri në 2007-ën.

Chirac ishte ndër të parët udhëheqës botërorë që ngriti çështjen e masakrave serbe në Kosovë, pas takimit në Paris me ish-presidentin Kosovar Ibrahim Rugova në 1998-n.


Ai mbështeti fuqimisht fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në 1999-n dhe vlerësoi Shqipërinë për strehimin e qindra mijëra refugjatëve kosovarë gjatë luftës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange