Plagosja e 24 vjeçarit mbrëmë në Tiranë, një në pranga, shpallet në kërkim 'Xubi' i Yzberishtit

2019-09-26 3

Plagosja e 24-vjeçarit Dorian Vangjeli mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Yzberishtit, po hetohet nga policia si një atentat i mbetur në tentativë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, i riu ndodhej së bashku me dy miq të tij dhe që për policinë dyshimet janë se ata ishin të armatosur. Burime pranë policisë sqaruan se Vangjeli, së bashku me miqtë e tij sapo kishin ndaluar makinën dhe i pari që ka komunikuar me 24 vjeçarin ka qenë Iljaz Avdillari, tashmë i arrestuar.

Ky i fundit ka pyetur Vangjelin se çfarë po bënin në atë orë të vonë të natës pranë banesës së familjes Avdillari, por ai nuk i është përgjigjur, ka hipur në makinën e tij dhe është larguar prej andej në drejtim të Rrugës së Qelqit. Por, pas tij ka shkuar një tjetër mjet, në të cilin mendohet të kenë qenë të paktën 5 persona. Pikërisht nga ky mjet është qëlluar me armë zjarri, ku mbeti i plagosur në dorë 24 vjeçari Dorian Vangjeli.