Në orët e pasditës pritet që Bundestagu në Gjermani të debatojë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe t?i japë dritë jeshile Qeverisë të votojë për dhënien e datës. Megjithatë, parlamenti gjerman angazhon qeverinë në Berlin që të ndjekë zbatimin e reformave dhe të gjithë procesin e negociatave me Shkupin dhe nëse nuk përmbushen kriteret të konstatojë se nuk ka kushte për hapjen e kapitujve.