SHKODËR - Një debat i pazakontë ka ndodhur mes deputetes Rudina Hajdari dhe një djali të ri të 'kamufluar' si nxënës, por që në fakt rezultoi aktivist i Partisë Demokratike, teksa kryetarja e grupit parlamentar demokrat po mbante fjalë në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja, "Shejnaze Juka', në qytetin e Shkodrës në kuadër të ditës të gjuhëve të huaja.
Teksa deputetja fliste në sallën e mbushur me nxënës, Fatjon Mani, 20 vjeç, anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është ngritur në këmbë duke ju drejtuar: "A e njeh Azem Hajdarin? Ai ka luftuar për demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin. Ti je shtojcë e Edi Ramës, je një turp".