Ajo është një blogere shumë të njohur, e cila gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me postimet e saj. Bëhet fjalë për Estela Ujkën, e cila gjatë kësaj vere që lamë pas, ka ngjallur debate në rrjete sociale përmes fotove që ajo ka postuar na pushimet e saj, jo me format perfekte, nën hashtagun #jodinjitoze. Fotot e saj pa photoshop, kanë bërë përshtypje po aq sa fotot e vajzave të Instagramit me photoshop. Ajo është ndër të parat që ka postuar foto me barkun që nuk është tërësisht i sheshtë, pa u shqetësuar për celulitin dhe me lëkurën joperfekte. Pa komplekse dhe e lumtur me trupin e saj, e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan Ujka tregoi më shumë rreth kësaj nisme dhe si lindi hashtagu që ka përdorur në fotot e kësaj vere #jodinjitoze.
?Mua më pëlqen vetja dhe e shpreh. Kështu jam, kështu e jetoj jetën dhe nuk më duket shtirje as për tulet as për pozën dhe për asgjë. Vera ka qenë e lumtur për të gjitha gratë dhe vajzat që janë ndjerë shumë më të çliruara nga paragjykimet dhe komentet negative. Fotoja e parë ka marrë komente disi negative më shumë për pozën se sa për kilet, meqë për një pjesë të grave ishte e papërshtatshme për shkak të statusit të nënës. Ishte komenti i një zonje që më shkruante nuk është dinjitoze për ty të postosh këto foto ajo që më bëri të mendoj edhe për hashtagun #jodinjitoze. Nuk janë pozat në instagram të turpshme, as make up-i as veshja, turp është vjedhësh, të gënjesh, të mashtrosh, të kryesh sjellje që lëndojnë tjetrin dhe jo të kesh 5 apo 10 kile më shumë. Kur rritesh kupton që jeta ka prioritete dhe balanca?, tha Ujka./tvklan.al