Shoqata e Ndërtuesve: Pallatet e kaluan provën e sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-23 12

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka reaguar pas tërmetit me magnitutë 5.8 ballë që goditi Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe zonat përreth pasditen e të shtunës.Në një deklaratë për mediat, kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Artan Dulaku shprehet se të gjitha ndërtimet e kryera para dhe pas ndryshimeve I kanë rezistuar me sukses gjithë goditjeve të tërmetit dhe se kanë konfirmuar se puna e ndërtuesve dhe projektuesve ka qenë serioze.Duke deklaruar me përgjegjshmëri se puna e ndërteusve është një siguri për qytetarët dhe se ndërtimet e Shoqatës së Ndërteusve janë të sigurta sa I takojnë qendrueshmërisë, Artan Dulaku thekson se SHNSH është e gatshme që të vihet në dispozicion të pushtetit qendror e lokal për ekspertiza e vlerësime eventuale.Dulaku i bën apel gjithashtu Shtabit të Emergjencave që të dal me komunikata shtypi çdo 24 orë me qëllim edhe shmangien e lajmeve te rreme në media.Deklarata e ploteTërmeti i datës 21 Shtator, që goditi Durresin, Tiranën, Elbasanin dhe zonat përrreth, përveç dëmeve që shkaktoi në ndërtesa, vërtetoi edhe një fakt, atë që ndërtimet e kryera si para dhe pas ndryshimeve, I kanë rezistuar me sukses gjithë goditjeve, dhe konfirmoi që puna e projektuesve dhe ndërtuesve ka qënë serioze dhe e përgjegjëshmë.Asnjë godinë e verifikuar deri tani nuk paraqet shqetësime strukturore por vetëm sipërfaqësore dhe dëmtime të elementëve jo mbajtës.Shoqata e Ndërtuesvetë Shqipërisë,deklaron me përgjegjësi, që puna e ndërtuesve është një siguri për qytetarët dhe se ndërtimet tona janë të sigurta në drejtim të qëndrushmërisë.Ky fakt na bën akoma më të vetëdijshëm për vazhdimësinë e realizimit të ndërtimeve në përputhje me kërkesat teknike të kohës.Dihet që goditjet sizmike janë të pa parashikuara dhe,si të tilla, nuk parandalohen, ato duhet vetëm të përballohen me ndërtime cilësore dhe të sigurta.SHNSH, në kushtet aktuale gjithashtu shprehet e gatëshme që me potencialin e saj teknik e profesional, të vihet në dispozicion të Pushtetit Qendror e Lokal për ekspertizat e vlerësimeve eventuale.Gjithashtu SHNSH shpreh mendimin,që për të qenë transparent me publikun, propozon që në këtë moment të dilet me komunikata shtypi çdo 24 orë nga Shtabi I Emergjencës, kjo edhe në aspektin e eliminimit të shpërndarjes së lajmeve të rreme.Për Bordin Drejtues të SH.N.SH-sëKRYETARIArtan DULAKU