Ora News - Nga morti në tragjedi, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur në një aksident në Elbasan

2019-09-23 7

#oranews

Katër gra humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa dy burra mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 të pasdites së sotme, 23 shtator 2019.

"Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Papër, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R. Për pasojë katër shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K, kanë humbur jetën. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore" njoftoi policia e Elbasanit sot pasdite.

Viktimat u identifikuan si Jonida Kotorri, 30 vjeç Lume Hoxha, 55 vjeç Fatime Hoxha, 68 vjeç Fatushe Agolli, 60 vjeç.

Bilanci tragjik ishte pasojë e përplasjes së tre makinave pranë fshatit Papër.

Ato udhëtonin si pasagjere në makinën e drejtuar nga Gëzim Kotorri, i cili mbeti i plagosur, ndërsa mjeti përfundoi jashtë rruge.

Të pestë sipas burimeve po shkonin në Shtëpanjë të Gramshit, për përgatitjet e ceremonisë mortore të bashkëshortit të Fatime Hoxhës që mbeti viktimë.

Udhëtimi rezultoi nga morti në tragjedi.

Dyshohet se Gëzim Kotorri ka humbur kontrollin e mjetit për pasojë të lagështirës në rrugë dhe më pas është përplasur me dy mjetet e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasen-3-automjete-ne-elbasan-5-te-plagosur

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange