Ora News - Braçe: Nje rrjet kriminal shpërndau alarmin e rremë për tërmet, do ndëshkohen zotëruesit

2019-09-23 0

#rtvora

"Loja me lajme të rreme në politikë është ktjhyer në sport por loja me lajme të rreme që këcënon jetën e qytetarëve të Shqipërisë do të marrë fund tani."

Kështu u shpreh zv/kryeministri Erjon Braçe në një prononcim për median sot pasdite nga godina e kryeministrisë.

Duke iu referuar lajmit të publikuar mbrëmë për alarmin e rremë të tërmetit Braçe tha se çdo gërmë e atij shkrimi ishte e paligjshme me qëllim nxitjen e panikut. Braçe nënvizoi se do të përballen me ligjin jo vetëm autori i lajmit por dhe zotëruesit e rrjetit që përhapi lajmin.

Erjon Braçe: "Siguria kombëtare dhe mbi të gjitha jeta dhe prona e qytetarëve në Tiranë, Durrës, e Elbasan u sfidua u kërcënua deri në kufijtë e kaosit që ishte një hap larg me dhunë e plackitje të mundshme nga lajmi i rremë fabrikuar qëllimisht nga syri.net një media online shembull i gazetarisë së njëanshme politike të kapur dhe në këtë rast edhe gazetarisë kriminale.

Qeveria është e vendosur të garantojë me çdo çmim lirinë e medias mbështetur fort në standardet më të mira por kërcënimi serioz i rendit kushtetues dhe sigurisë së jetës dhe pronës kërkon të njëjtën vendosmëri për tu përballur ligjërisht me lajmet e rreme prodhuar në media dhe shpërndarë nga një rrjet kriminal që zotëron të dhëna personale të qytetarëve të Shqipërisë dhe që dje shkaktoi panikun më të madh të evidentuar në këtë vend që mund të kishte pasoja shumë të rënda.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/brace-nje-rrjet-kriminal-shperndau-alarmin-e-rreme-termet-do-ndeshkohen-zoteruesit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange