ELBASAN - Një aksident rrugor ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve një vajzë rreth 25-vjeçare, ndërsa mbetën të plagosur disa të tjerë.
Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njëra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.Policia sqaron se u përplasën tre automjete me drejtuesit, personin me inicialet G.K, O.Sh dhe shoferi i tretë E.R. Katër personat që humbën jetën ndodheshin në makinën m shoferin me inicialet G.K, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
"Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit", thotë policia në një njoftim paraprak
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti.
Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar.