Ora News - Qendrat sociale në ndihmë të të prekurve nga tërmeti: Janë në traumë psikologjike

2019-09-23 1

#rtvora
Qendra sociale numër 6 në kryeqytet "Të qëndrojmë së bashku" ka hapur dyert për të prekurit nga tërmetet

Rreth 70 persona i janë drejtuar qendrës për të marrë shërbim psikologjik, si edhe për të kaluar panikun e përjetuar gjatë lëkundjeve.

Trauma post-tërmet shoqëron pjesën më të madhe të tyre, sidomos fëmijët.

Psikologia Julinda Maja: "Ata aktualisht po përjetojnë një traumë psikologjike pasi janë në pritje të një tërmeti ose një lëkundje tjetër."

Frika se lëkundjet mund të rikthehen sërish nuk i lejon familjet të kthehen në banesat e tyre.

Banore: "Kam frikë të kthehem sepse më thanë që një javë do vazhdojë kështu në këtë gjendje. Kam frikë ta dërgoj fëmijën në çerdhe. Nuk mund të iki në punë e qetë. Ndihemi më të sigurt këtu sepse është banesë 1 katëshe."

Por nuk mungojnë dhe ata që nuk kanë më një strehë mbi kokë.

Banore: "Ku të iki në rrugë, përjashta? Jam në mëshirë të Zotit."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qendrat-sociale-ne-ndihme-te-te-prekurve-nga-termeti-jane-ne-traume-psikologjike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz