#rtvora
Pas dy ditësh frikë e ankth, qytetarët e Durrësit i janë rikthyer normalitetit.
Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj raporton se pas lajmit të rremë të bërë publik në media, qytetarët 'zbarkuan' në rrugët e qytetit, sheshet publike dhe në lulishte.
Stadiumi "Niko Dovana" u kthye në kamp për durrsakët, të cilët nuk kanë shtëpi ku të futen ose kanë frikë të rikthehen në banesat e tyre.
Mbi 300 persona qëndruan aty për tu strehuar pas lajmit të rremë që shkaktoi panik dhe kaos në trafik në qytetin bregdetar.
Por tashmë qyteti Durrësit, pas rreth 36 orëve, iu është rikthyer normalitetit.
Qytetarët janë rikthyer në banesat e tyre dhe dy çadrat e ngritura nga shtabi i emergjencave dhe ushtria në stadiumin "Niko Dovana" janë boshatisur.
Rreth 68 persona raportohet se kanë kërkuar ndihmë mjekësore me fraktura të ndryshme në spitalin e Durrësit. Ende nuk ka një bilanc të qartë sesa është numri i banesave të dëmtura si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-kaosit-e-panikut-durresi-i-rikthehet-normalitetit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz