Tërmeti i së shtunës 7.5 ballë që goditi vendin tonë shkaktoi dëme të shumta materiale si dhe persona të lënduar.
Sipas informacioneve më të fundit nga Shtabi i Emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë, 132 persona u paraqitën për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet.
Për fat të mirë tërmeti më i fuqishëm i tre dekadave të fundit nuk shkaktoi asnjë viktimë.
Pjesa më e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe vetëm 10 prej tyre po marrin shërbimin mjekësor, 7 në Spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në Spitalin e Durrësit.
Lëkundjet e forta shënuan dëmë shumta në banesa dhe biznese. Dëmët më të mëdha janë shënuar në banesa, kryesisht në Durrës dhe Tiranë.
Ministrja e Mbrojtjes në raportimin e mbrëmjes thekson se janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara. Nuk mungojnë dëme të mëdha edhe në dy shkolla, një qendër shëndetësore, katër automjete, një kabinë elektrike dhe një urë të varur. Shtabet e emergjencave, në koordinoim me të gjitha bashkitë e vendit, kanë dalë në terren për të evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti.