Ora News - Bashkia e Tiranës, fond 1 mln dollarë për kapërcimin e pasojave nga tërmeti

2019-09-22 0

#oranews

Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion fondin prej 1 milion dollarësh në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Teksa kontribuoi personalisht me ndihma për të dëmtuarit në pikën e ngritur nga Bashkia e Tiranës në sheshin ?Skënderbej?, kreybashkiaku Erion Veliaj deklaroi se janë marrë të gjithë masat për menaxhimin e kësaj situate.

Veliaj: Do të akordojmë një fond të Bashkisë së Tiranës, rreth 1 milion dollarë për këtë fazë të parë të emergjencave. Do të kemi një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak, pikërisht për të adresuar këtë çështje.

Veliaj vlerësoi edhe kontributin e qindra qytetarëve që i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për të kontribuar me veshje dhe ushqime për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Veliaj: Qindra qytetarë kanë dhuruar ushqime, rroba e veshmbathje, për disa familje, sidomos ato në zonat rurale. Kriza nuk do mbarojë me sot e nesër, por do të vazhdojë derisa të rehabilitohen plotësisht të gjithë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët që duan të bëjnë diçka, që nuk merren me llafe e nuk japin mend për gjëra kot, por që duan realisht të bëjnë diçka konkrete e kanë një mundësi, të vijnë të dhurojnë këtu. Kemi pasur një stok të konsiderueshëm në qendrën tonë të Emergjencave Civile në Farkë për të përballuar valën e parë dhe do mirëpresim kontributet e qytetarëve.

Veliaj theksoi se të gjithë grupet e punës do të vijojnë të jenë në terren për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-fond-1-mln-dollare-kapercimin-e-pasojave-nga-termeti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz