#rtvora
Konfliktet që pasuan divorcin i kushtuan jetën një 27 vjeçari në Lezhë.
Ai u vra në një aksident të qëllimshëm nga vëllai i ish-bashkëshortes.
Viktima është Ylli Mena, 27 vjeç, ndërsa autori i i dyshuar një 32 vjeçar me iniciale A. K.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, dhe fillimisht u raportua si një aksident i thjeshtë rrugor.
Por nga hetimet, policia zbuloi 27 vjeçari u përplas qëllimisht nga ish-kunati i tij, teksa udhëtonte me biçikletë në Ishull-Lezhë.
Ai gjeti vdekjen disa orë pas aksidentit në spitalin e traumes në Tiranë, pasi nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra, ndërsa përsoni që përplasi të riun është larguar nga vendi i ngjarjes por që u identifikua nga policia.
Autori ndërkohë mbetet në kërkim policor.
Sipas të dhënave viktima dhe autori i aksidentit ishin në konflikt me njëri-tjetren dhe shkak ishte bërë prishja e kryshqisë mes tyre.
Viktima ishte martuar me motrën e autorit me të cilën kishin tre fëmijë, por prej disa muajsh ishin ndarë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ishte-divorcuar-nga-gruaja-ish-kunti-shtyp-27-vjecarin-ne-lezhe
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz