#rtvora
Pak kush e di që një biznes në Shqipëri prodhon dhe eksporton fishekzjarre. Afro 4 km larg Vorës, vendosur mes kodrave të fshatit Kuç, ndodhet fabrika e piroteknikës ?ARPI?.
Themeluar 14 vite më parë, ?ARPI? është specializuar në montimin e petardeve ose siç njihen ndryshe, kapsollave. Në të prodhohen një gamë e gjerë produktesh, mbi 30 lloje. Të gjitha të certifikuara me markën e sigurisë CE dhe të kontrolluara nga Laboratori i Madritit.
Në këtë fabrikë, e vetmja në Shqipëri për prodhimin e fishekzjarrëve, përdoren dy elementë krejtësisht të parrezikshëm kur punohen të ndarë nga njëri-tjetri, që janë pluhur alumini dhe PERKLORAT potasi. Bashkimi i këtye elementëve që realizon plasjen, pra lënda plasëse, bashkohet në tubin e kartonit i mbyllur hermetikisht nga jashtë. Realizimi i plasjes bëhet vetëm e vetëm me ndezje, pra rreziku qëndron në përdorim dhe jo prodhim.
Pjetër Pëllumbi: Ne aktualisht gjendemi në repartin e punës, po punojmë për prodhimin e kolonisë. Cilësia e prodhimit është një element bazë që ndiqet hap pas hapi në të gjitha procedurat.
Kjo fabrikë nuk prodhon për tregun vendas por fishekzjarret ?Made in Albania? gjenden kudo në Europë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/made-albania-ne-kuc-te-vores-eshte-fabrika-e-vetme-e-kapsollave-ne-shqiperi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz