Termeti, Drejtori i Zjarrfikëses për Report Tv: Situata më problematike paraqitet në Kombinat

2019-09-22 0

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se zona më problematike ka qenë Kombinati, pasi janë dëmtuar disa nga shtëpitë e ndërtuara para viteve '90.

"Në kemi qenë pothuajse gjithë natën në terren pranë qytetarëve, sidomos në zonat periferike. Kemi ndërhyrë në shmangien e rrëzimit të tjegullave. Në zonat urbane kemi pasur probleme me bllokimin e ashensorëve. Qytetarët dolën duke lënë çelësat brenda.

Sot telefonatat janë të pakta. Zona më problematike ka qenë në Kombinat, pasi ka ndërtesa para viteve '90 dhe shumë janë dëmtuar, kemi pasur edhe rrëzim të tjegullave. Zonat më të prekura janë ato periferike" tha ai.

Free Traffic Exchange