Report TV - Frika nga tërmeti, rreth 500 banorë kalojnë natën në çadra: Ishin momente të tmerrshme

2019-09-22 0

Rreth 563 banesa janë dëmtuar dhe 28 pallate kanë pësuar plasaritje është ky bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë pasditen e së shtunës. Të frikësuar për një përsëritje të kësaj situate banorët kanë zgjedhur të mos e kalojnë natën në banesat e tyre por ti drejtohen çadrave e ngritura nga shtabi i emergjencës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. ?

Report TV bëri një vëzhgim në disa prej çadrave të emergjencës ku janë strehuar rreth 500 banorë të Tiranës .

Për Report TV qytetarët shprehen se vijojnë të mbeten të tronditur nga lëkundjet e fuqishme që shoqëruan vendin gjatë të shtunës teksa shprehen të frikësuar për të kthyer në banesat e tyre.

?Jam 46 vjeçe nuk e mbaj mend ndonjëherë këtë lloj tërmeti. unë banoj tek pallati i bardhë i kohës së enverit në katin e tretë dhe të futesh në dhomën e ndenjes në maj kam bërë punime të reja, muri është i çarë muk di. Nuk mund të rrija brenda në shtëpi. ankth nuk mbushem dot me frymë . Eh jemi të kënaqur me këto pak që kanë bërë këto por në shtëpi nuk mund të shkojmë sonte.

Ishin vërtetë shumë të tmerrshme sinqerisht kemi pataksur, kemi uluritur me të madhe dhe kemi dalë nga shtëpia. Materiale mund të them jo po pak krisje në tavan kemi.

Shumë keq ska më keq. Qëllova në shtëpi atë moment dhe po gatuaja. Edhe bombula më ka ra megjithë tenxheren e gjellës më ra përtokë. S'jemi të zotët me ik në shpi me flejt gjumë si njerzit.m'ka nda dyert mi ka plasarit komplet anësoret?, shprehen qytetarët.