PD: Veliajt fiton 11 mln Euro në vit, por Tirana s’ka ujë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-21 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka artikuluar akuza të forta ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm. Opozita ka shfrytezuar një deklarate te kryebashkiakut Veliaj për të shpjeguar diferencën mes propagandës dhe realitetit. ?Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Uji, që dikush e blen për vaditje, për fonderi që ftohin metale ose prodhim industrial, dhe pastaj fshehurazi e shet nëpër lagje, kërkon bashkëpunim nga banorët. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t?u përdorur?, tha Veliaj, teksa kërkoi bashkëpunimin e banorëve për të denoncuar të gjitha rastet e spekulimit. ?Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve? Sipas ish deputetes demokrate Oriola Pampuri, korrupsioni në bashkinë e Tiranës është e vetmja arsye pse sot qytetaret nuk kane ujë te pijshëm në shtepite e tyre. ORIOLA PAMPURI ISH-DEPUTETE E PD Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se ndërkohë që në shtëpitë e tyre nuk ka ujë te pijshëm, Erion Veliaj fiton 11 milionë euro në vit nga ujësjellësi pa i investuar ato. Investimi i vetëm i kryebashkiakut që gënjen është rritja e vazhdueshme e çmimit të ujit, plan nga i cili Erion Veliaj nuk ka hequr dorë akoma. Sipas PD, kushtet e jeteses ne kryeqytet jane perkeqesuar qe prej momentit qe drejtimin e Tiranes e ka marre Erjon Veliaj.