Tahiri apelon vendimin e gjykatës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-21 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri Tahiri doli para mediave 2 ditë pasi mori dënimin për shpërdorim detyre, duke dhënë një reagim të gjatë dhe të plotë në lidhje me vendimin e gjykatës së krimeve të rënda.Ish Ministri I Brendshëm tha se mezi pret që të lëxoje vendimin e plotë të gjykates për të kuptuar se ku e kishte shpërdoruar detyrën. Por ai deklaroi paraprakisht se kishte vendosur ta apelonte këtë vendim me 3.4 vjuet burg të konvertuar me 3 vjet shërbim prove.Ish deputeti I PS deklaroi se do ti shkoj të vërtetes së tij deri në fund. ?Kjo nuk eshte drejtesi e plote, kjo ishte vetem beteja ime e pare. Do ta vazhdoj luftën për të drejtën time deri në fund, pasi jam i bindur se nuk e kam shpërdoruar detyren në asnjë rast? Tahiri tha se në këto dy vite kishte heshtur në respekt të drejtësisë ndonëse ndaj tij ishin ngritur akuza monstruoze dhe të cuditshme. ?U akuzova në Shqipëri për trafik drogë dhe për grup të strukturuar kriminal ndërkohe që drejtësia italiane i hodhi poshte këto akuza ndaj meje.? Ish ministri I brendshëm shtoi se ndryshe nga cfarë kanë bërë shumë politikane të tjerë në këtë vend, ai e la vullnetarisht mandatin e deputetit për tiu nënshtruar drejtësisë. ? U vrane 4 veta ne mes te bulevardit por Ministri i Brendshem nuk u akuzua fare. Pati një shpërthim me shumë viktima në Gerdec dhe sërish ministri i mbrojtjes nuk u akuzua për shpërdorim detyre?. Tahiri tha gjithashtu se per disa gjera qe ai mendon, do te pres diten e duhur per ti thene, mirepo ai shtoi se nuk kercenon askend me letra e xhepi e se ne 4 vitet e tij si minister e ka bere si duhet detyren e vet.