Mbi 35 mjete historike nga Europa, janë ekspozuar në qytetin verior të Shkodrës. Këto makina që janë në ndërthurje mes traditës bashkëkohore dhe asaj të vjetër janë vendosur pikërisht në pedonalen e Shkodrës duke u shëndrruar në një atraksion për qytetarët dhe turistët e këtij qyteti.
Këto makina kanë tërhequr rreth vetes qindra qytetarë por edhe të apasionuar pas makinave të vjetra të cilët i kanë parë nga afër, ku nuk kanë munguar edhe fotot e veçanta ku nuk të bie rasti shpesh t'i bësh.
Ky është një projekt i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit RrugorShqiptar, që së bashku me koleksionistët dhe riparuesit e pasionuar të makinave të vjetra kanë risjellë këto makina bashkë me targat e personalizuara, një shërbim i ri startuar së fundmi nga kjo drejtori.
Lajmin e për mbërritjen e këtyre makinave në Shkodër e ka bërë publik edhe kryeministri Rama i cili thekson se ?pas shfaqjes së suksesshme në Korçë, RetroAlbania, krijesë e DPTRRSH rishfaqet në Shkodër, me mjete historike nga jashtë kufijve?.