Report TV -A ka në dorë materiale kërcënuese për qeverinë?! Përgjigjet Saimir Tahiri

2019-09-21 6

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës se ish-ministri ka në dorë të dhëna që mund të kërcënojë mazhorancën, Saimir Tahiri u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë

"Më pyesni mua të them a janë të vërteta akuzat e opozitës kur mund të pyesni ata a mund t'i vërtetojnë. Është fyese të mendoni që kërcënokam njerëzit me materiale. Unë në 4 vjet kam bërë detyrën dhe nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të kërcënuar këdo. Është fyese për mua të mendoni që po e çaj rrugën drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz. Duket sikur ju realisht mendoni që ata kanë diçka që të mund të kërcënohen. E kanë bërë vërteta kaq baltë sa të jenë të kërcënueshëm? Unë mendoj që herë tjetër kur të dëgjoni deklaratat e opozitës kërkoni t'i verifikojnë ata, jo unë. E thonë se e kanë bërë vet. E dini shantazhin që i kanë bërë gjyqtarëve e prokurorëve. Kësaj rrugë i shkoj vetëm me drejtësinë time para".