Anija shqiptare 'Oriku' shpëton 111 emigrantë në detin Egje, tre misione intensive gjatë natës

2019-09-21 4

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me tre misione shpëtimit gjatë mbrëmjes së djeshme. Operacionet janë zhvilluar në misionin në detin Egje, ku janë shpëtuar 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë. Ata janë shpëtuar brenda pak orësh gjatë mbrëmjes së djeshme në ujrat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf dhe rrezikonin dhe u janë dorëzuar Rojës Bregdetare turke.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila shkruan: Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.
111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.

Kjo nuk është hera e parë që anijet shqiptare shpëtojnë emigrantë të huaj në misionin e tyre në Detin Egje. Kujtojmë se mijëra emigrantë që ikin nga vendet e tyre kryesisht nga Siria janë mbytur në detin Egje gjatë tentativave për të kaluar në Gre, Itali apo vende të tjera të Europës.