Dogjën kabinat te Rruga e Kombit kundër tarifës, dënohen me një vit në provë 8 kuksianët

2019-09-20 0

Pas disa seancave maratonë prej më shumë se një viti e gjysëm, Gjykata e Kukësit ka vendosur të dënojë me 6 muaj burgim të konvertuar në periudhë prove një vit, tetë prej protestuesve kundër pagesës prej 5 euro në ?Rrugën e Kombit?. Protestuesit Ervis Oruçi, Armand Ademaj, Fatos Harulla, Mirdaim Nerguti, Lulzim Popa, Ahmet Tobli, Shpetim Todaj dhe Shaban Selmanaj, janë akuzuar nga prokuroria për veprën penale të ?Shkatërrimi i pronës? dhe ?Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik? dhe nuk pranuan të nënshkruajnë marrëveshje fajësie me prokurorinë dhe pretenduan pafajësi.

Prokurori i çështjes Edmond Karriqi në seancën e mbajtur me 23 korrik 2019 kërkoi 6 muaj burg të konvertuar në periudhë prove, kërkesë që është pranuar nga gjyqtarja e çështjes Flutura Hoxha. Prokuroria ka paraqitur si provë materiale pamjet e protestës të transmetuara live nga disa televizione. Në fjalën e tij të mbrojtjes, avokati Ilir Nerguti ka kërkuar pafajësi për klientët e tij. ?Klientët që unë mbroj nuk kanë bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. Nga pamjet filmike rezulton krejt e kundërta nga ato që paraqet prokuroria?, tha Neguti.