TIRANË - Demonstrim të pavarësisë së gjyqësorit e ka vlerësuar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, vendimin e dhënë dje nga Gjykata për Krime të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në reagimin e parë për një nga gjyqet më të rëndësishme që u ndoq në të gjithë seancat e tij edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane, selia diplomatike në Tiranë, thotë se ky vendim njëherazi tregon se goditjen për personat me lidhje të forta, deri dje të pandëshkueshëm. Ambasada e quan një hap të rëndësishëm dënimin e Tahirit për shpërdorim detyre, por thotë se është shkurajues si fakt përballë akuzave të rënda që prokuroria kishte ngritur ndaj tij për trafik droge dhe grup kriminal, të cilat nga gjykata u vlerësuan pa prova. "Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse", thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës së SHBA.
"Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.