#rtvora
Prokuroria do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin.
Ish ministri i Brendshëm u dënua mbrëmë me 5 vite burg të konvertuar me 3.4 vite shërbim prove.
Treshja e gjykatësve e shpalli fajtor ish ministrin vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ndaj ish minisri kanë rënë te gjitha akuzat per ?trafik droge? dhe ?bashkepunim ne grup te strukturuar kriminal?, por vetë Tahiri kur doli nga gjykata edhe pse u duk i çliruar, e cilesoi verdiktin e gjykatës qesharak duke mos e kursyer edhe ironinë teksa përsëriti pafajësinë e tij.
"Mu duk një gjë e tipit je i pafajshëm por nuk kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, nesër do komunikoj me mediat. Dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ça t'ju them? Jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që ka bërë trafik droge. Sot gjykata thotë jo nuk e ke bërë këtë, nuk je as pjesë e grupit kriminal, nuk je as trafikant, nuk ke bërë trafikant droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqë ke kushërinjtë ke shpërdoruar detyrën. Çfarë tu them juve. Zoti ju ruajtë, ishalla nuk ju përdor njeri emrin se hëngrët."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-do-te-apeloje-vendimin-saimir-tahirin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz