Ora News - PD: Tahiri shpëtoi i pa prekur, pasi Rama është peng i krimit

2019-09-20 2

#rtvora

Opozita e vlerëson të ndikuar politikisht vendimin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Tahiri. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, thanë se kryeministri Edi Rama, ndërhyri në proces pasi ai është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale.

Opozita shpërtheu në akuza ndaj qeverisë dhe drejtësisë për rastin Tahiri, ku sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se ish-misnitri i Brendshëm doli i pa prekur, sepse Kryeministri është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale.

Zyrtari i lartë demokrat akuzoi se ky moment u tregoi shqiptarëve se me Edi Ramën kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, nuk ka ndëshkim nga drejtësia as për krimin, as për politikanët e lidhur me krimin.

Bardhi: Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj ?imazhi i Shqipërisë në Europë? nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën.

Për të arritur në këtë pikë, sipas Bardhit, Edi Rama ka bërë veprime konkrete për të mbrojtur ish-ministrin.

Bardhi: Sot Edi Rama po hesht dhe po shijon rezultatin e punës së tij dyvjeçare për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin e tij me burg, për të ndaluar dënimin e tij me burg.

Edhe LSI akuzoi, duke u shprehur se Saimir Tahiri u dënua formalisht për të shpëtuar Edi Ramën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-tahiri-shpetoi-i-pa-prekur-pasi-rama-eshte-peng-i-krimit

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/Y-kImEqr2oE

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz