Report TV në një orë mësimi te 'Servete Maçi', fëmijët rrëfejnë emocionet

2019-09-20 2

TIRANË-Të kthehesh në shkollë pas pushimeve të verës nuk është e lehtë për të gjithë fëmijët. Emocionet që përjetojnë me nisjen e vitit të ri shkollor janë të ndryshme.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare, "Servete Maçi", tha për Report Tv se përgjithësisht fëmijët janë përshtatur me shkollën, por ka dhe nga ata që kanë hasur vështirësi.

?Në ditën e parë ne kemi patur 57 nxënës të klasës së parë, normalisht kanë vijuar mirë, me përjashtime të vogla fëmijët që kanë ato problemet e ambientimit ditën e parë, por ditën e dytë të tërë janë përshtatur goxha mirë. Ndërsa tani jemi në mësim normal?-u shpreh drejtoresha e shkollës

Disa prej fëmijëve u shprehen te entuziazmuar për fillimin e shkollës.

Si i kaluat ditët e para të shkollës?
Shumë mirë.

Po ambientoheni?
Po

Të ka marrë malli për pushimet e verës?
Po

Je ambientuar me fillimin e ri të shkollës?
Po jam ambientuar shumë mirë-u shprehën disa fëmijë

Drejtoresha tregon se kjo shkolle ka të implementuar dhe programin e muzikës, ku luhen instrumente si piano,violinë dhe violinçelë.

?Në programin e muzikës ne kemi 110 fëmijë në total në të gjithë shkollën. Fëmijët regjistrohen paraprakisht, ata që kanë dëshirë për tu regjistruar në instrument. Organizohet pastaj  ngritja e komisionit që është me 5 apo me 7 veta dhe fitues shpallen fëmijët që marrin mbi 50% të pikëve?-tha drejtoresha e shkollës

Report Tv ndoqi nga afër një pjesë të orës mësimore ku luhej instrumenti i violinës.

?Duke pasur parasysh që jemi në muzikë dhe në instrument, aktualisht në instrumentin e violinës, mësimi është individual, pra çdo fëmijë ka orarin e vetë, 45 minutëshin e vetë?-tha mësuesja e violinës

Ndryshimet që vijnë me rikthimin në shkollë janë të shumta, por një ndër to është dhe ndalimi i telefonit në këto ambiente. Fëmijët sapo hyjnë në shkollë i dorëzojnë telefonat tek mësuesja kujdestare dhe i marrin në fund të ditës.