#rtvora
Duke nisur nga janari i vitit që vjen, 30 % e punonjësve të Bashkisë Lezhë do të largohen nga puna.
Struktura e re e përgatitur nga drejtuesit e Bashkisë dhe që u miratua nga Këshilli Bashkiak parashikon reduktim të ndjeshëm të numrit të punonjësve.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se administrata aktuale është jo efiçente dhe e tejfryrë në organike dhe sipas tij kjo është një kosto e lartë për taksapaguesit .
Pjerin Ndreu: "Ne nuk mund ta lejojmë, por që është mbi të gjitha një kosto për të gjithë taksapaguesit lezhjanë. Fondet po shkojnë drejt rrogave dhe shpenzimeve në dëm të investimeve. Vetëm 4% e buxhetit të bashkisë është përdorur për investime dhe shumica kanë shkuar për rroga."
Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i grupi të këshilltareve socialist Eduard Ndreca, sipas të cilit kjo tregon se bashkia e re nuk do jetë vend punësimi për militantët.
Eduard Ndreca: "Bashkia e re nuk është një bashki militantësh. Nuk po bëhet një bashki militanësh por një bashki në shërbim të qytetarëve, pra një godinë shërbimi ashtu siç e kemi theksuar vazhdimisht."
Me strukturën e re Bashkia Lezhë do të ketë 430 punonjës nga 609 që ka aktualisht, ndërsa kryetari Ndreu thotë se largimet dhe punësimet do të bëhen vetëm mbi bazë të ligjit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/spastrim-ne-bashkine-e-lezhes-179-punonjes-largohen-nga-puna-ne-janar
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/Y-kImEqr2oE
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz