Ora News - Plagosja e vëllait të kryebashkiakut, autori ende në arrati

2019-09-19 0

#rtvora

Mbetet ende në arrati 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri vëllain e kryebashkiakut të Bulqizës, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy personat që e ndihmuan. Ndërkohë gjykata e Dibrës la në burg vëllain e 29 vjeçarit të vrarë në gjendje të dehur në Dibër, dhe dy vëllezërit që e sulmuan atë.

Autori i plagosjes së vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës mbetet ende në arrati, ndërsa policia ka arrestuar dy persona në lidhje me ngjarjen.

Vangjel Alla, u qëllua me armë zjarri në bark nga 31-vjeçari Intil Dani, person me precedentë penale të mëparshëm pas një sherri në një lokal.

Për ngjarjen policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit, i cili tentoi të fshehë provat e ngjarjes dhe një 24 vjeçar që ndihmoi autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Kryebashkiaku, Lefter Alla, i pyetur për këtë ngjarje tha se ajo nuk lidhet me detyrën e tij, por ka qenë një konflikt i çastit i të vëllait me personat e tjerë.

Ndërkohë Gjykata e Dibrës la në burg tre të arrestuarit pas sherrit në gjendje të dehur në Sllatinë ku mbeti i vdekur 29 vjeçari Dukagjin Plaku.

Në qeli do të qëndrojë vëllai i viktimës, Qazim Plaku, dhe dy vëllezërit Jurgen dhe Myrteza Hysa me të cilët ata u konfliktuan.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plagosja-e-41-vjecarit-me-arme-dy-te-arrestuar-ne-bulqize

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange