http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Damian Gjiknuri tha se është gati që të rishohe pozicionin e tij në komision e reformës zgjedhore nëse Pd vendos të njohe punën e komisionit.Në një deklaratë për mediat, ai shtoi se për rishikimin e pozicionit si bashkëkryetar I komisionit për reformen zgjedhore do të flasë me Edi Ramën, kryetarin e partisë Socialiste.Megjithate, deputeti i PS shtoi se per reformen zgjedhore nuk mund te kete vendosje kushtesh sikurse pretendon PD.Gjiknuri është akuzuar shpesh nga PD pas përgjimeve në zgjedhjet e Dibrës ku ai fliste për cështje votash me eksponente lokal. Një ditë më parë madje Basha tha se thirrja e Ramës për tryeze dialogu për reformen zgjedhore nuk ishte e sinqerte përsa kohe bashkëkryetar I komisionit të kësaj reforme është Gjiknuri, I akuzuar për zgjedhjet lokale në Dibër.Ndërkohe edhe një deputet I opozitës së re që është pjesë e komisionit të reformes zgjedhore, Alban Zeneli kërkoi pak ditë më parë largimin e Damian Gjiknuri nga drejtimi i këtij procesi ku punon bashkë me Rudina Hajdarin.