Bien të ardhurat nga “TVSH”, Shkak “TAP” dhe thatësira e madhe - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-19 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sinjalet për një ecuri të dobët ekonomike u dhanë që në fillim të vitit nga INSTAT ku rezultoi një përgjysmim i rritjes në 3 mujorin e parë dhe të 2. Këto sinjale tashmë u konfirmuan edhe në mbledhjen e të ardhurave, konkretisht në zërin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, tatimi që mat konsumin dhe shitjet e biznesit. Për muajin gusht, rënia nga ky tatim ishte e fortë, 32.8% më pak krahasuar me gushtin e 2018. Por administrata tatimore ka evidentuar dy shkaktarët e këtij treguesi negativ.?Nënkontratktorët e TAP-it janë përjashtuar nga pagesa e TVSH, pra ata nuk paguajnë më TVSH pas ndryshimeve ligjore të këtij viti. Efekti është i ndjeshëm gati 5 mld lekë. Nga ana tjetër situata në sektorin hidroenergjetik nuk ka qenë favorizues. Kemi gati 2.1 mld TVSH më pak, pasi prodhuesit vendas nuk kanë pataur cfare të prodhojnë e për rrjedhojë s?ka patur TVSH për të paguar. Këtu përfshihet edhe KESH?, sqaron Xhavit Curri, nëndrejtor i tatimeve.Nga ana tjetër rënia e TVSH në muajin gusht është një dëshmi e faktit se edhe bumi i sezonit turistik nuk ka mundur që të mbulojë deficitin e krijuar. Por pavarësisht këtij fakti, administrate tatimore shpreson se dy muajit në vijim do të rikuperojnë mungesën e parave.Në korrik dhe gusht të ardhurat nga TVSH nuk ishin në atë nivel që prisnim. Por jemi të bindur që këto do ti rikuperojmë në shtator tetor. Kjo lidhet edhe me një planifikim jo të saktë nga ana jonë.Ecuria e dobët e ekonomisë u konfirmua edhe nga regjistrimi i bizneseve të reja, që për periudhën 7 mujore rezultonin 2000 më pak të regjistruar se e njëjta periudhë e një viti më parë.