TIRANË - Report Tv siguron pamjet teksa atentatorët ndiqnin mjetin tip BMW X5 me të cilën udhëtonte ish-efektivi Santjago Malko, pak para se ta qëllonin me breshëri plumbash.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, autorët të cilët lëviznin në dy makina të ndryshme, e ndiqnin Malkon në një distancë shumë të afërt.
Vetëm në pas sekonda, pasi kalon mjeti BMW X5, pas tij kalon edhe mjeti ?Golf 5? me të cilin lëviznin bashkëpunëtorët, dhe ai ?Mercedes-Benz CSL? me ngjyrë të zezë, prej nga u qëllua edhe me breshëri kallashnikovi.
Santjago Malko ul shpejtësinë e mjetit pasi ishte duke folur në telefon dhe parkon pranë një lavazhi, në rrugën ?Xhanfize Keko?. Menjëherë pas kësaj, njëri prej personave ul xhamin e makinës ?Mercedes-Benz CSL? dhe qëllon me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur në vend 26-vjeçarin. Mjeti nga ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Malkos u gjet i djegur në fshatin Ferraj, së bashku me dy kallashnikovë.
Për këtë ngjarje, deri më tani në pranga është vënë vetëm 39-vjeçari Blendi Teta, dëshmia e të cilit pritet të hedhë dritë mbi atentatorët. Teta u identifikua nga policia nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja, ndërsa fillimisht ai mohoi të kishte dijeni.
Në dëshminë e dytë, Teta deklaroi për hetuesit se rreth dy orë para se të ndodhte ngjarja kishte darkuar me disa persona, mes të cilëve edhe me shtetasit D.A dhe L.D, për të cilët që në krye të herës policia i ka pasur sit ë dyshuar të përfshirë në ngjarje. Ata u shoqëruan në polici pak pas vrasjes, por u lanë të lirë për mungesë provash. Ndërkohë, në kërkim janë të paktën edhe 4 persona të tjerë, të dyshuar sit ë përfshirë në krim, emrat e të cilëve dolën në dritë nga dëshmia e Blendi Tetës.