Ora News - CDU/CSU Nëntë kushte për Shqipërinë

2019-09-18 4

#rtvora

Parlamenti gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave. Për Shqipërinë pritet të vendosen kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut mund t'i fillojë negociatat qysh në janar.

Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Dokumenti që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshilllin e BE-së dhe është duke u finalizuar, do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të maxhorancës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate. Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t'i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte.

Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, bëhet fjalë pak a shumë për nëntë pika:

- funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

- miratimi i reformës zgjedhore;

- implementimi i reformës zgjedhore;

- ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

- ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

- vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

- rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve "peshq të mëdhenj";

- përparime në reformën e administratës publike;
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cducsu-nente-kushte-shqiperine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz