OSBE tenton dialogun, fton palët në tryezë gjithëpërfshirëse për zgjedhjet

2019-09-18 0

#rtvora

Misioni i OSBE-së në Tiranë ka tentuar të afrojë mazhorancën dhe opozitën shqiptare në një tryezë gjithpërfshirëse për reformën zgjedhore. Përmes një ftese dërguar edhe opozitës jashtëparlamentare OSBE ka ftuar palët të diskutojnë më 25 shtator dhe përfundimet do t?ja dërgojë Kuvendit. Kreu I PD-së Lulzim Basha tha se askush të mos ketë iluzione se kriza do të zgjidhet me një tjetër tryezë.
E paralajmëruar disa ditë më parë nga Taulant Balla, ndërkombëtarët me një ftesë zyrtare i kërkojnë Kuvendit dhe opozitës jo parlamentare që të ulen në diskutime për reformën zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së në Tiranë në bashkëpunim me komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore ka thirrur një tryezë gjithpërfshirëse me 25 shtator për të diskutuar në lidhje me dobësitë e sistemit.
"Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore në kohë dhe në mënyrë gjithpërfshirëse, ku do të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të palëve të interesuara kombëtare e ndërkombëtare".
Për ta forcuar ftesën e OSBE-së, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje publike Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij që të marrin pjesë në komisionin e reformës zgjedhore.
Kreu i ekzekutivit mes rreshtash nuk harron t?i kujtojë opozitës që mos të kërkojnë të vendosin kushte për praninë e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-25-shtator-tryeze-reformen-zgjedhore-ftohen-edhe-partite-jashte-parlamentit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz