Report TV -Skandali i CEZ drejt Kushtetueses/ Dy ish-drejtuesit kërkojnë pushimin e akuzës

2019-09-18 0

Akuza për mashtrim me pasoja të rënda dhe procesi për skandalin me borxhet e CEZ në ngarkim të dy ish drejtuesve të Cez Josef Hysek dhe Jan Ivan nisur nga Prokuroria e Tiranës rrezikon të shfryhet në një proces pa vendimarrje duke ju afruar parashkrimit të veprës penale.

Report Tv ka mësuar se mbrojtja e Hysek dhe Ivan ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës të pushojë akuzën pasi klientët e tyre pretendojnë qe kanë imunitet penal për shkak të një marrëveshje që shteti shqiptarë ka bërë me CEZ për ta zgjidhur me pajtim çështjen mes tyre në vitin 2014.Report Tv ka mundur të sigurojë një kopje të pretendimeve të mbrojtjes ku siç dhe shihni në këtë faksimile ish kryeprokurori Arben Rakipi sot avokat i Hysek thotë se ? Në nenin 12 te Marrëveshje mes shteti shqiptare dhe CEZ është e parashikuar shprehimisht se pala shqiptare secila veçmas dhe bashkërisht i garantojnë Palëve CEZ se në datën e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nuk ka ndonjë procedim në proces dhe nuk ekzistojnë baza dhe nuk ka fakte që janë të njohura për secilin prej palëve shqiptare, në bazë të informacionit në dispozicion të tyre në kohën e lidhjes së kësaj marrëveshje të cilin ato e kanë të mundur të nxjerrin sipas ligjit, pasi të jenë bërë kërkimet e duhura, që do të rezultonin në fillimin e ndonjë procedimi qëllimi i të cilit do të ishte kërkimi i përgjegjësisë penale në republikën e Shqipërisë kundër punonjësve të CEZ, degëve ose të punësuarve të tyre, lidhur me ndonjë çështje që lidhet me ndonjë procedim përkatës.