Report TV -Rama ftesë publike Bashës, Kryemadhit e aleatëve (pa Idrizin): Ulemi në dialog pa kushte

2019-09-18 0

TIRANË- Ftesë për dialog pa kushte për reformën zgjedhore. Është kjo thirrja publike që kryeministri Edi Rama i bën liderit të Partisë Demokratike, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe aleatëve në atë që e kanë quajtur "opozita e bashkuar", që paçka ndasive dhe kundërshtive në aspektin politik të asaj çka përfaqësojnë, të bëhen bashkë për të gjetur hapësirat e një dialogu për të miratuar reformën zgjedhore.

Për kreun e qeverisë, edhe pse jashtë parlamentit, deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, opozita është votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është edhe arsyeja që Rama thekson pse "Kuvendi ja ka rezervuar një vend të posaçëm në Komisionin për Reformën zgjedhore", një proces që ka nisur me opozitën parlamentare.