#rtvora
Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka pritur datën 11 tetor, por i ndodhur në Strasburg ai i ka dorëzuar personalisht raportin e arsyetuar vetë Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio. Kreu i Shtetit ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar më Venecian për sqarimin e atyre që mazhoranca i ka cilësuar si shkelje.
President i Republikës Ilir Meta është kujdesur personalisht që t?i dorëzojë raportin e arsyetuar për anulimin e 30 Qershorit dhe shpalljen e dekretit të ri Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio.
Gjatë këtij takimi në Strasburg, Kreu i Shtetit ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komisionin për çdo paqartësi në lidhje me raportin mbrojtës të dorëzuar.
Ilir Meta është i bindur se Komisioni i Venecias do të kontribuojë në forcimin e institucioneve dhe demokracisë në vend. Në fund të shtatorit pritet raporti paraprak i Komisionit të Venecias, ndërsa me 11 Tetor Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të ketë në tryezën e tij raportin me konkluzionet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-i-dorezon-raportin-presidentit-te-komisionit-te-venecias-bashkepunim-cdo-paqartesi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz