Report TV - LSI: Pika e vetme që na lidh me PD-në! Tryezë politike para 18 tetorit

2019-09-18 0

TIRANË- Teksa kreu i LZHK-së Dashamir Shehi foli dje për një platformë të PD-së prej 5 pikash për zgjidhjen e krizës, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se ajo nuk është përfundimtare, teksa shtoi se mund të shtohen edhe çështje të tjera që duhet të negociohen. I ftuar në studion e Report TV, Braimllari vuri theksin tek domosdoshmëria e një dialogu politik me të gjithë forcat politike, përfshirë edhe Ramën si kryetar të PS-së, tryezë e cila sipas tij duhet të zhvillohet para 18 tetorit. Nga ana tjetër, nuk përjashton qëllimin e kësaj tryeze, që sipas mund të prodhojë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

"Nuk e di në janë 5 apo 10 pika, por do të jetë një platformë që nuk zgjidh krizën momentale, por në plan afatgjatë, që në Shqipëri të mos prodhohen në kriza të tilla. Nuk kemi probleme te sistemi, por te përfshirja e krimit në zgjedhje. Ky fenomen kërkon ndryshim të legjislacionit, sesa të ndryshohet sistemi zgjedhor. LSI-ja është pjesë e platformës së PD-së, sepse ne vetë kërkojmë zgjidhjen e krizës, por jo për një platformë që zgjedh krizën momentale. Ne nuk jemi këtu për të ndërruar kryetarin e PS-së, nëse dialogu është mes forcave politike, PS e ka zgjedhur kryetarin e saj. Ne nuk i përcaktojmë. LSI i intereson Rama kryeministër se është më i dobët për t'u mundur. Dialogu për aq kohë sa bëhet mes me partive politike nuk përjashtohet Ramën nga dialogu. Pastaj dialogu mund të prodhojë që Rama të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit", tha Braimllari.