#rtvora
Prokuroria e Elbasanit kërkoi 22 vjet burg për Shkëlzen Hasanpapaj, të riun e akuzuar për tentativën e vrasjes në qershor 2016 të dy anëtarëve të fisit Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça.
Ngjarja u shënua me 6 qershor të vitit 2016, kur Hasanpapaj i veshur me uniformë ushtrie sulmoi me automatik mjetin ku udhëtonin dy anëtarët e fisit të njohur për policinë e Elbasanit.
Për shkak se makina ishte e blinduar, plumbat prekën vetëm Bledar Muçën që udhëtonte si pasagjer.
Nga breshëritë e automatikut veç Bledar Muçës, e plagosur ka mbetur dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila ndodhej në trotuar duke shkuar në punë, Matilda Kërmezo, 49 vjeçe.
Atentati kishte si motiv hakmarjen seriale mes grupeve kriminale rivale në qytetin e Elbasanit.
Pas atentatit Hasanpapaj u largua drejt Holandës nga ku u ekstradua disa kohë më parë.
Ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat, por prokuroria thotë se e ka identifikuar atë mbi bazë të gjurmëve të ADN-së në vendngjarje.
Prokurorët e çështjes në leximin e konkluzioneve kërkuan nga Gjykata shpalljen e të riut fajtor dhe dënimin e tij për akuzat ?Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave e mbetur në tentativë" dhe ?Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit?.
Ndërkohë më 1 tetor pritet fjala e mbrojtjes së Shkëlzen Hasanpapajt.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kerkohen-22-vjet-burg-autorin-e-atentatit-ndaj-capajve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz