TIRANË- Audio-përgjimi njohur si dosja Babale është planifikuar nga Albert Veliu dhe Fredi Alizoti prej vitit 2017 me premtimin se ish-deputeti Ervin Salianji do t'i jepte atyre 200 mijë euro.
Është ky rrëfimi i Fredi Alizotit para gjykatës ku ai është i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministri Fatmir Xhafa.?Plani ka qenë që në shtator të 2017, por nuk është realizuar pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Më pas më kërkoi mua dhe pranova pasi bëhej fjalë për 200 mijë euro, të cilat ishin premtuar nga Ervin Salianji? tha Alizoti.
Sipas Alizotit, Salianji i kishte siguruar edhe stilolapsat për përgjim ndërsa nuk i dha paratë e premtuara dhe ai vendosi të tregojë të vërtetën.
Dëshminë e tij para togave të zeza Fredi Alizoti e mbylli duke thënë se ndihej i kërcënuar për jetën e tij.
Alizoti u pyet edhe nga avokati Indrit Sefa, i cili ngriti dyshime në lidhje me thëniet e tij, duke e pyetur për disa përgjime ku Alizoti fliste miqësisht me drejtorin e Policisë së Fierit.
"Nuk i kam miq,por te ata ndihesha i sigurt", tha Alizoti teksa i përgjigjej pyetjes së avokatit. Sefa shtoi se personaliteti i të pandehurit nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.
Gjykata e Tiranës është drejt dhënies së vendimit ku Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe ish deputeti Salianji janë marrë të pandehur me akuzën e kallëzimit të rremë, ku me anë të një audio përgjimi përfshin vëllanë e ish-ministrit Xhafa, Agron Xhafa në një bised për trafik droge.
Më herët dëshmoi në këtë proces dëshmoi dhe prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj që rezultoi se ishte personi i parë që kishte takuar Babalen, Alfred Veliun.