Gjykata e Strasburgut i kërkon shtetit shqiptar të dhëna për procesin e vettingut për dy nga 15 ankimet e depozituara deri më tani në këtë gjykatë. Report Tv ka mësuar se deri më tani Strasburgu ka përfunduar fazën e parë të shqyrtimit për padinë e ish gjyqtares kushtetuese Altina Xhoxhaj shkarkuar nga ky proces dhe prokuroren Besa Nikhasani.
Disa nga pyetjet që Report Tv ka mësuar se Strasburgu i ka dërguar shtetit shqiptarë drejtuar avokaturës së shtetit janë: ) A i përmbush Kolegji i Posaçëm i Apelimit kriteret e parashtruara në ligj, për t`u konsideruar si ??gjykatë?? sipas nenit 6 të Kushtetutës?
2) A ka pasur aplikuesi një proces të drejtë gjyqësor, në veçanti a ishte dhoma e Apelit e pavarur dhe e paanshme siç e kërkon ligji?
3) A ishin të qarta dhe të aksesueshme në të gjitha fazat, dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të aplikuesit? 4) A ka pasur ndërhyrje lidhur me të drejtën e aplikueses për të respektuar jetën e saj private, mbi bazë të nenit 8, pas shkarkimit si prokurore?
Këto pyetje mbajnë datën 18 qershor 2019 ndërsa jo zyrtarisht Report Tv mëson se tashmë avokatura e shtetit ka përcjell dhe përgjigjet e saj drejt Strasburgut.
Në prill 2018 vettingu shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese Altina Xhoxhaj e cila rezulton se teksa ky ligj ishte paditur në kushtetuese ajo votoi pro procesit të vettingut.
Po ashtu vettingu shkarkoi edhe prokuroren e Shkodrës Besa Nikhasanaj e cila po ashtu i është drejtuar Strasburg.
Ndërsa padia e parë dërguar në Strasburg për parimet e shkelura gjatë procesit të rivlerësimit është ajo e ish gjyqtarit kushtetues Fatos Lulo për të cilën ende s'kanë mbërritur pyetjet nga Strasburg.