Ministrja Shahini hedh poshtë akuzat e PD - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-17 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit Besa Shahini doli përpara medias për te hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike në lidhje më rënien e numrit të nxënësve në sistemin parauniversitar.Sipas ministres, ky është një trend qe ka nisur qe nga viti 1992 dhe jo një problem i lindur gjate qeverisjes socialiste.Kur flasim për përfshirjen e fëmijëve në shkolla dua të sqaroj se shifrat e raportuara dje janë të pasakta dhe të pjesshme. Ju keni raportuar se në arsimin parauniversitar kemi 380 mijë nxënës, por kjo shifër përfshin vetëm nxënësit e klasave I-XII duke mos përfshirë arsimin profesional dhe parashkollorin. Në total sivjet regjistrimet në arsimin parauniversitar pa përfshirë arsimin profesional janë 455 mijë nxënës. Nëse përfshijmë arsimin profesional numri do të shkojë rreth 480 mijë nxënës. Shifrat për arsimin profesional mblidhen nga ministria e Financave dhe deri në fund të kësaj jave ne do rakordojmë numrat dhe do kemi një numër më final për regjistrimet në vitin e ri shkollor. Në supozojmë që në krahasim vitin e kaluar do kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë më pak sic keni raportuar ju.Dua të theksoj se rënia e numrit të nxënësve në shkolla nuk është një dukuri e viteve të fundit dhe as një dukuri ekskluzivisht shqiptare. Nga viti në vit Shqipëria ka pasur 10-20 mijë nxënës më pak në gjithë sistemin parauniversitar, duke përfshirë parashkollorin, shkollën fillore, shkollën e mesme të ulët dhe shkollën e mesme të lartë. Trendi rënës ka filluar që në 1992, ka vazhduar me të njëjtin intensitet në kohën e qeverisjes së PD, 2005-2013 dhe po vazhdon dhe sot. Trendi i rënies ka të bëjë me rënien e natalitetit që është një çështje që afekton Evropën Juglindore, që përfshin edhe Ballkanin.Pavarësisht kritikave dhe ankesave të prindërve, ministrja Shahini e cilësoi si sukses shpërndarjen e librave falas dhe projektin për kthimin e teksteve te përdorura.Lidhur me shkollat e amortizuara ne zonat e thella malore Shahini sqaroi se po shihet mundësia e mbulimit te kostove te transportit për fëmijët.Kjo pasi nuk mund te nderohen godina te reja aty ku numri i nxënësve është mjaft i ulet.Ajo që duhet të shihet si një sukses i qeverisjes sonë është që braktisja e shkollës ka rënë në mënyrë drastike dhe tërheqja e nxënësve nga arsimi 9-vjeçar në shkollën e mesme është më i larti ndonjëherë. Në vitin 2012- 2013 kur Partia Demokratike ka patur në menaxhimin arsimin, mbi 4 mijë nxënës që kanë mbaruar shkollën 9 vjeçare nuk kanë vazhduar shkollë të mesme. Kjo shifër në vitin 2018 ka rënë në 1300, që do të thotë se për shkak të politikave tona arsimore që kanë dhe element social, grupet vunerabël që kanë patur tendencë të braktisin shkollat kanë filluar të përfshihen në arsim?

Free Traffic Exchange