Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar në Report Tv 5 pikat e platformës së PD për daljen nga kriza dhe ai ka thënë se marrëveshja mund të arrihet jo vetëm për pika të caktuara, por për realizimin në bllok të tyre.
"Ka një platformë, mbi të cilin mund të negociohet. Disa ndryshime në rrafshin Kushtetues, t'i balancojmë këto institucione. E dyta, brenda sistemit të Drejtësisë. Ndryshimi për Kodin Zgjedhor. Kodit të vjetër i kaloi koha. Nuk është vetëm ky çelësi i artë që mund të zgjidhë krizën, por është vetëm një instrument. Ne jemi gati të negociojmë, por jo vetëm për këtë çështje, por të këtyre pikave në bllok. Dekriminalizimi i politikës dhe institucioneve, është një çështje tjetër dhe "çlirimi i mediave". Kjo platformë të con në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore. Rama në marrëveshje jo si kryeministër, por si kryetar i PS-së", tha Shehi.