Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka goditur një rast të trafikut të drogërave të forta dhe ka sekuestruar 11 kg heroinë. Në pranga ka rënë një 50-vjeçar me iniciale A.S., banues në Zvicër.
I dyshuari e kishte fshehur drogën në makinën e tij tip Opel. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, qeni antidrogë zbuloi lëndën narkotike. Në brendësi të makinës u gjetën dhe sekuestruan 25 pako me heroinë, me peshë totale 11 kilogramë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale trafik i lëndëve narkotike.