#rtvora
Publikohet në faqen e presidencës raporti shpjegues i presidentit Ilir Meta për Komisionin e Venecias lidhur me shfuqizimin e dekretit të 30 qershorit si datë zgjedhjesh.Në 55 faqe raport, Meta argument se ky akt i presidentit nuk ishte antiligjor dhe antikushtetues sikundër pretendon mazhoranca, e cila kërkon shkarkimin e tij. Lexo raportin e plotë duke klikuar këtu.
Presidenti i Republikës ka publikuar raportin shpjegues për Komisionin e Venecias, një kopje të të cilit delegacioni i këtij të fundit e ka marrë gjatë vizitës së fundit në Tiranë.
Kreu i Shtetit liston argumentet shteruese që e detyruan atë të anulonte dekretin për 30 qershorin.
Ilir Meta: 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës u dorëhoqën. Opozita parlamentare aktuale përftoi mandatet në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative. Parlamenti nuk u plotësua me numrin kushtetues të 140 deputetëvesi edhe humbi rolin mbikqyrës ndaj ekzekutivit. Parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzojnë njohjen e autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës.
Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jo funksionale. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë antikushtetuese. Prokuroria nuk veproi për zbardhjen e krimeve zgjedhore me dosje konkrete.
Opozita refuzoi regjistrimin si konkurent zgjedhor për zgjedhjet lokale. Mazhoranca këmbënguli të garonte e vetme për të marrë në administrim të 61 bashkitë e vendit dhe këshillat e tyre. Zhvillimi i protestave periodike kombëtare të shoqëruara me akte dhune dhe vandalizmi si dhe reagim shproporcional nga forcat e rendit, me pasojë plagosje të shumta nga policia e shtetit dhe qytetarët. Emigracioni masiv, rritja e pasigurisë ndikoi në ekonominë e vendit. Refuzimi i Kryeministrit për të pranuar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës.
Kreu i Shtetit sqaron më tej se Presidenti i Republikës është i vetmi institucion kushtetues funksional që ka vullnetin, mundësinë dhe kompetencën ekskluzive kushtetuese për të ndikuar në kapërcimin e krizës.
Komisioni i Venecias do të flasë me datë 11 tetor nëse presidenti Meta e ka shkelur oso jo Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit, përgjigje të cilën ia ka kërkuar Komisioni Hetimor në Tiranë i ngritur për shkarkimin e Presidentit.
Arsyet e Presidentit për zhdekretimin e 30 qershorit
Në kushtet e një krize të rëndë të paprecedentë politike, kushtetuese, institucionale dhe përfaqësimi ku: 1. Palët politike u vendosën në një kurs konstant përplasjeje dhe refuzuan dialogun;
2. Opozita hoqi dorë në bllok nga mandatet parlamentare. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës u dorëhoqën dhe refuzuan në bllok mandatet parlamentare.
3. Opozita parlamentare aktuale përftoi mandatet në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative;
4. Parlamenti nuk u plotësua me numrin kushtetues të 140 deputetëve për shkak të shterimit të listave të kandidatëve nga partitë e opozitës;
5. Parlamenti humbi rolin mbikqyrës ndaj ekzekutivit;
6. Parlamenti ...