Meta: Politika te lere interesat e ngushta per integrimin

2019-09-16 0

Nga Peza, ku u mbajt ceremonia e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, Presidenti Ilir Meta i drejtoi një mesazh politikës, duke i ftuar të bashkëpunojë për një qëllim të madh për shqiptarët, integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se politikanët duhet t?i kërkojnë vendeve anëtare çeljen e negociatave.

?Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi europian i Shqipërisë. Ndaj është koha për të mos e vonuar këtë proces për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë.Është koha për të forcuar bashkëpunimin, duke lënë sa më shumë mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra?.

I pranishëm në ceremoni, Erjon Veliaj u ndal tek përplasja mes Bashkisë së Tiranës dhe disa deputetëve që nuk lejonin të lirohej busti i ?Vojo Kushit? nga ndërtimet pa leje, pasi ato shfrytëzoheshin si loto. Sipas tij, për heronjtë dhe luftën antifashiste nuk duhet të ketë vend hipokrizia.

?Ju e patë se si u përfshi gjithë parlamenti shqiptar kur Bashkia vajti të çlironte bustin e Vojo Kushit sepse kishim deputetë që ishin pronarë të bingove e basteve aty. Tani, o do jetojmë këto që flasim sot ose do jemi hipokritë; të tjera gjëra themi këtu e të tjera gjëra bëjmë atje?.

Si Meta ashtu dhe Veliaj e cilëson shembull Konferencën e Pezës një shembull të pluralizmit.

Më tej perfaqësuesit e mazhorancës dhe Presidenti vijuan me homazhet në nder të heronjve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Tv Klan